Agjencia Zhurnal.mk.

ATK inkurajon qytetarët të raportojnë rastet e evazionit tatimor

Administrata Tatimore të Kosovës ka inkurajuar qytetarët që të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve për të lajmëruar rastet e evazionit tatimor, mos-lëshimin e kuponëve fiskal, korrupsionit apo sjelljet jo të mira nga stafi i ATK-së në linjën pa pagesë 0800 80 800.

 

ATK këtë apel e bëri me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Qendrës së Thirrjeve brenda këtij institucioni, e cila është themeluar në vitin 2011, me qëllim që të kontaktojë dhe të komunikojë me tatimpaguesit dhe t’iu ofrojë shërbime profesionale, unike dhe të sakta të gjithë atyre që kontaktojnë këtë qendër, për t’u informuar rreth çështjeve të ndryshme tatimore.

“Përgjatë rrugëtimit të saj QTH në vazhdimësi ka shtuar aktivitetet e punës, gjithashtu çdo vit janë rritur edhe rezultatet për të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Tatimpaguesve dhe qytetarëve iu është ofruar informacion dhe asistencë përmes telefonit për legjislacionin tatimor, deklarimin elektronik, obligimet e tyre tatimore, si dhe për shërbime dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me tatimet dhe Administratën Tatimore.

Thirrje të realizuara me sukses për një dekadë janë 365,685, ndërsa vlera e pagesave si rezultat i thirrjeve kap shifrën e 22.9 milion euro. Veç këtyre, tatimpaguesit kanë pasur mundësin që të kontaktojnë stafin e QTH për të marrë informacione për TVSH, TAP, TAK, regjistrimin e biznesit, çregjistrimin, E-deklarimin, borxhin, deklaratat që mungojnë në sistem, arkat fiskale, gjobat e papaguara, për të denoncuar evazionin fiskal dhe shumë çështje të tjera tatimore. ATK inkurajon tatimpaguesit dhe qytetarët që të përdorin shërbimet që ofron QTH, për të marrë në kohë reale të gjithë informacionin e nevojshëm për legjislacionin tatimor, si dhe për shërbime dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me tatimet dhe Administratën Tatimore”, thuhet në një komunikatë të ATK-së.

Related posts

Supremja refuzon përsëri ankesën e Rufki Sumës, Hani i Elezit nuk shkon në rivotim

Z H

Dështon mbledhja e Kryesisë, Tahiri: E palogjikshme që shkaku i fushatës të mos zhvillohet puna e Kuvendit

D V

Në Kosovë artikujt ushqimor kanë shënuar ngritje për 4.9 përqind

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More