Agjencia Zhurnal.mk.

Atentati në Lezhë, Spartak Koka: Sipas komunikimit të fundit me policinë, shtetasi anglez nuk është i rëndësishëm për hetimin

Mbrëmjen e kësaj të Hëne në “Opinion” në Tv Klan është diskutuar për vrasjen e bujshme të biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 Prill në Lezhë.

Gazetari Spartak Koka ka në studion e “Opinion” në Tv Klan se bazuar në komunikimin e tij më të fundit me zyrtarë brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, shtetasi anglez nuk konsiderohet i rëndësishëm për t’u rimarrë në pyetje për ngjarjen. Ky i fundit u cilësua më herët i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje si bashkëpunëtor.

Spartak Koka: Në komunikimin e fundit që pata me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me zyrtarë brenda këtij institucioni më konfirmohet se janë marrë në pyetje të gjithë personat që kanë qenë dëshmitarë në momentin që ka ndodhur ngjarja, duke përfshirë edhe shtetasin anglez për të cilin policia thotë “në këtë fazë të hetimit për ne nuk është i rëndësishëm ta rimarrim në pyetje”.

-Nuk është i rëndësishëm?

 Spartak Koka: Nuk është i rëndësishëm për ta rimarrë në pyetje.

-A pse e kanë marrë në pyetje një herë?

Spartak Koka: Sipas konfirmimit të fundit, unë para se të hyja në emision kam folur me zyrtarë brenda institucionit, me të cilët kemi mbajtur komunikim edhe më përpara. Sipas tyre, në këtë fazë, e mbajnë ata përgjegjësinë nëse po gënjej. “Ne e kemi marrë çdo person që ka qenë i pranishëm si dëshmitar në vendin e ngjarjes, duke përfshirë dhe shtetasin anglez”. Dhe sipas tyre…e kanë marrë në momentin e parë thonë ata, tani këtë duhet ta sqarojë policia zyrtarisht, po unë po flas për këto detaje dhe sipas tyre për momentin shtetasi anglez nuk është i rëndësishëm për hetimin. https://youtu.be/mn_nXN39vKI

Related posts

Bregu: Amnistia, në burgje i kishin bërë valixhet gati

Xh M

Nga BERZH 99 mln euro për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit

Xh M

Stërvitje ushtarake në Korçë! Këmbësoria e jugut është pjesë e gatishmërisë së NATO dhe BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy