Agjencia Zhurnal.mk.

Atentati ndaj Martin Bardhi, “Në Shënjestër” zbardh dosjen

Martin Bardhi sapo ishte liruar nga qelia. Ku po qëndronte prej disa muajsh, pas një tentative të dështuar sulmi me armë, që kishte kryer në qytetin e tij të Rrëshenit. Një lirim që në dukje e kapi të papërgatitur edhe atë vetë. Pasi nuk do ta mendonte se liria e shpejtë që po shijonte pas ditësh të kaluara në zymtësinë e pas-hekurave, do të kishte për të një çmim kaq të kushtueshëm.

Atë të vdekjes, që nuk do të vononte, që kishte kohë që i ishte paracaktuar, nga ata që tashmë ishin hasmit e tij, të cilët ai mesa duket i kishte nënvlerësuar. Ose, nuk e kishte pritur që hakmarrja e tyre do të vinte kaq e afërt dhe goditja do të vinte pikërisht në lokalin e tij. Aty me të shkelur këmbë, pas banesës, ai ndihej më i sigurt se kudo. Por që sipas një aforizme të vjetër, shpesh llogaritë në këtë botë, thuhet se nëse nuk i bën me veten, në fund ato i bëjnë gjithmonë fantazmat e tua. Ashtu siç ndodhi edhe atë mëngjes, të datës 27 shtator 2023.

Kur ai doli qetësisht nga banesa e tij në Rrëshen dhe u ul në një nga tavolinat po të lokalit të tij, jo shumë larg qendrës së qytetit. Hije që mesa duket ishin shtuar shumë kohët e fundit edhe për Martin Bardhin. Pa e ditur se kjo do të ishte për të kafja e fundit dhe se jeta e tij do ndërpritej në mes nga breshëria e gjatë e plumbave që u derdhën mbi të. Duke e lënë të vdekur në vend. Por edhe ndaj personave që e shoqëronin në atë moment në kafe. Po kush ishte Martin Bardhi që mbante edhe gjeneralitetet Marjan Marku? Dhe pse ai u kthye në tabelë qitje, për ata që edhe sot nuk u dihet autorësia?

Që policia ka dyshimet e veta se vrasja e tij lidhet me një ngjarje tjetër të ndodhur jo shumë kohë më parë në këtë qytet të vogël në veri të vendit, por shumë të trazuar nga spastrimet e shpeshta që kanë ndodhur midis dy familjeve, të cilat kanë shënuar rekorde të shumta eliminimesh midis njëra-tjetrës, sa brenda dhe jashtë Shqipërisë. Cila është kjo përplasje që mendohet se çoi në fundin e Martin Bardhit? Dhe a është pikërisht kjo kasaphanë ndër vite midis dy fiseve, që shërbeu si lajmotiv për vrasjen më pas të 59-vjeçarit? Emesioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News24, zbardh dosjen hetimore për ngjarjen.

Related posts

Ka dëmtime në mushkëri, deputeti socialist Bujar Çela pritet të hyjë në sallë për ndërhyrje kirurgjikale

Xh M

Shpërthim i fortë në Lushnjë, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre deputeti Bujar Çela

Xh M

Shpërthim masiv në Lushnje të Shqipërisë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy