Agjencia Zhurnal.mk.

Atentat ndaj shqiptarëve në Greqi, një i vdekur

Një shtetas shqiptar është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së martës në Greqi.

 

Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Nikaia.

Shtetasit shqiptarë janë qëlluar nga disa persona në një pikë karburanti. Mediat greke bëjnë të ditur se personi i plagosur është dërguar në spital. Ndërkohë, pak momente pas atentatit, policia ka gjetur të djegur automjetin e përdorur nga autorët, tip “BMW”, që dyshohet të ketë qenë i vjedhur.

Burimet mediatike shtojnë se viktima dhe i plagosuri ishin pronarë të pikës së karburantit.

Mbi ngjarjen po heton policia greke./Euronews Albania/

Related posts

Dy raste të dhunës në Obiliq, arrestohen të dyshuarit ndërsa viktimat me fëmijët dërgohen në strehimore

D V

Janë dënuar 112 shoferë dje në Shkup, 38 për vozitje të shpejtë

Z H

E mitura e zhdukur në Viti dyshohet se u dhunua, arrestohet i dyshuari

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More