Agjencia Zhurnal.mk.

Astronautët kinezë me sukses e përfunduan misionin gjashtëmujor në hapësirë

Tre astronautë kinezë me ekuipazhin e anijes kozmike Shenzhu-13 e përfunduan misionin gjashtëmujor të tyre në stacionin hapësinor kinez dhe u kthyen të sigurt në Tokë më 16 prill, transmeton agjencia shtetërore kineze Sinhua.

 

Agjencia kineze për program hapësinor për ekuipazh (SMSA) kumtoi se me misionin Kina e ka konfirmuar gatishmërinë teknike të stacionit të saj hapësinor, ndërsa gjithashtu vendosi rekord në kohëzgjatjen e qëndrimit të astronautëve kinezë në orbitë.

Kapsula për kthim Shenzhu-13 me astronautët Xhai Xhiang, Vang Japing dhe Je Guangfu të shtuunën në orën 0.56 sipas kohës kineze u ul në rajonin Dongfeng, rajon autonom verior kinez në Mongolinë veriore.

Tre astronautët u nxorën nga kapsula, u vendosën në karrige, dukeshin tl relaksuar dhe e përshëndetën me dorë ekuipazhin në tokë

Me “mirë se erdhët në shtëpi” u përshëndetën nga  njerëzit e mbledhur të cilët me kamera e fiksuan momentin historik për programin hapësinor kinez.

“Forca dhe fuqia e vendit tonë është ajo që ndërtoi stacionin hapësinor. “Jam krenar për atdheun tim të madh”, deklaroi Xhai, komandant i misionit për televizionin shtetëror SSRV, që transmetoi drejtpërdrejt kthimin e astronautëve në Tokë.

Related posts

BE, masa ndëshkuese ndaj shtetasve dhe enteve bjelloruse

Redaksia

Kampi i përqendrimit në mes të Evropës: Lukashenko po i mban këtu disidentët bjellorus

Redaksia

Brazili sot zgjedh president të ri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More