Ermal Fejzullahu është prej vitesh i martuar me Arianën dhe gjithashtu është baba i 4 fëmijëve.

Nga rrjetet sociale dhe intervistat e tij kemi parë që nuk kursehet asnjëherë përsa i përket bashkëshortes dhe dhuratave që ai bën për të.
Ashtu ka ndodhur dhe këtë herë kur sipas postimeve në Instagram Ariana ka marrë një surprizë prej Ermalit që kushton shumë. Bëhet fjalë për një orë të markës “Rolex”, e cila kushton më shumë se 10,000 euro!
