Ish-trajneri i Vëllaznimit, Granit Begolli ka bërë të ditur që nga sot do të jetë pjesë e Lirisë së Prizrenit.
“Me kënaqësi dua t’ju njoftoj se që nga sot do të jem pjesë e një ndër klubeve më të mëdha të futbollit kosovar, FC Liria. Së bashku me asistentim tim Blerim Bunjaku do të udhëheqim ekipin me përgjegjësi për arritjen e objektivave. Forca Liria” – Granit Begolli.
Granit Begolli u largua nga Vëllaznimi këtë edicion pas kushteve të vështira financiare të klubit nga Gjakova, por rezultatet e mira që pati me gjakovarët duket se i ka rënë në sy për të mirë klubeve kosovare.