Agjencia Zhurnal.mk.

Ashpërsohet retorika mes Shkupit dhe Sofjes, Kovaçev akuzoi Pendarovskin se është nismëtar i “listave të zeza”

Shkup, 19 maj – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në janar apo shkurt ka pasur takim me shërbimet, ku është bërë e qartë se ai është nismëtar i Listave të zeza. Këtë e deklaroi euro-deputeti Andrej Kovaçev në një emision mëngjesi në televizion bullgar BTV. Sipas tij, në këto lista ka pasur edhe eurodeputetë. Kovaçev theksoi se në këtë listë 99% janë bullgar. Sipas tij, nëse thoni se Goce Dellçev është definuar si bullgar nuk mund të hyni në Maqedoni.

“Në janar ose shkurt ka pasur takim, kemi informacione se ka iniciuar takim të tillë me shërbimet, ku iniciator i atyre listave të zeza për fat të keq është presidenti Pendarovski, i cili de fakto konfirmoi në atë forum në Beograd para dy ditëve se ka pasur lista të zeza për qytetarë europianë, duke përfshirë edhe anëtarë të Parlamentit Europian”, tha Andrej Kovaçev, euro-deputet i Bullgarisë.

Eurodeputeti bullgar Kovaçev, në fakt aludon për fjalimin e Pendarovskin në Panel diskutimin nën organizim të Qendrës beogradase për politikë të sigurisë.

“Nëse këto persona dëshirojnë të vijnë si delegacion nga Parlamenti Europian, ose nëse janë raportues rajonal për Ballkanin Perëndimor, ata janë çdoherë të mirëseardhur. Megjithatë nëse vijnë privat, pa marrë parasysh se cilët janë motivet e tyre dhe pa marrë parasysh a janë deputet në euro parlamentin në Strasburg ose Bruksel, nuk mund t’u lejohet hyrja”, pohoi Stevo Pendarovski, presidenti i RMV-së.

E gjithë kjo vijon pasi para pak kohësh Kovaçevit nuk ju lejua hyrja në vend së bashku me disa persona të tjerë. Atëherë në MPB arriti shpjegim se Kovaçev nuk është në listën e personave me ndalesë për hyrje në vend, por personat me të cilët ka udhëtuar kanë pasur ndalesë.

TV21 kërkoi koment për këto akuza të Kovaçevit, mirëpo nga kabineti i Presidentit, thonë se Pendarovski nuk do të komentojë këto deklarata.

Përndryshe retorika e zyrtarëve në relacion Shkup-Sofje ditëve të fundit është ashpërsuar.

Kryeministri Kovaçevski në Samitin e Këshillit të Europës para dy ditëve porositi se diskursi që përdorë Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut për fat të keq është shumë i ngjashëm me diskursin që përdor Federata Ruse ndaj Ukrainës. Presidenti Bullgar, Rumen Radev, paraprakisht deklaroi se qeveria maqedonase mund të thotë se po ndërton shoqëri bashkëkohore multietnike kur do të gjejë forcë që t’i vendos në Kushtetutë edhe bashkëkombësit e Goce Dellçevit. Kovaçevski në lidhje me këtë tha se pasardhësit e Goce Dellçevit do t’i vendosin bashkëkombësit dhe pasardhësit e presidentit bullgar Rumen Radev në kushtetutën e vendit kur grupi i punës do të bëjë amendamentet.

Related posts

Taravari thotë se nuk ka çfarë të ndajë me Selën: Partia nuk ka prona, zyrat i kemi me qira

Xh M

LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë

Xh M

Sanksionohen 167 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy