Agjencia Zhurnal.mk.

ASHMAA e hapi debatin publik për projekt- udhëzimin për reklamat politike me pagesë për zgjedhjet lokale

Shkup, 1 shtator – Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive (ASHMAA) në seancën e sotme e miratoi projekt-udhëzimin për reklamat politike me pagesë për Zgjedhjet vendore të vitit 2021.

 

Siç është njoftuar nga (ASHMAA), në të përcaktohet mënyra e zbatimit të nenit 75-f paragrafët 1 dhe 2 të Kodit zgjedhor për Zgjedhjet lokale për anëtarët e këshillave komunalë dhe Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe kryetarin e Shkupit, me qëllim që të sigurohen rregulla të sakta për kohëzgjatjen e lejuar të reklamave politike me pagesë në një program në kohë reale të transmetuar në radio dhe televizion.

Nga Agjencia informojnë se debati publik është i hapur deri më 16 shtator.

Agjencia u bën thirrje të gjitha partive politike të regjistruara, kandidatë të pavarur për kryetarë komunash dhe për lista të këshilltarëve, radiotransmetues dhe palë të tjera të interesuara, me opinionet dhe propozimet e tyre për të marrë pjesë në debatin publik dhe për t’i dorëzuar ato me shkrim në mënyrë elektronike në e-adresën “contact@avmu.mk. “

Nga atje theksojnë se draft udhëzuesi për reklamat politike me pagesë për zgjedhjet lokale është në dispozicion në ueb faqen e tyre.

Related posts

Sot do të mbahet pilot projekti për Sistemin e paralajmërim të hershëm për fëmijët e zhdukur

N E

Delegacioni kuvendor në Ros-Rot seminarin e AP të NATO-s në Beograd

D V

Në Shkup dje janë dënuar 180 vozitës, prej të cilëve 80 për vozitje të shpejtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More