Agjencia Zhurnal.mk.

ASH: Të kapen dhe dënohen sulmuesit e të rinjve shqiptar në Kumanovë

Kumanovë, 15 Nëntor – Aleanca për Shqiptarët – Dega në Kumanovë ka drejtuar akuza për sulm fizik në baza etnike në Kumanovë, që është kryer nga persona të maskuar duke u bërë thirrje institucioneve kompetente që t`i kapin dhe dënojnë sulmuesit.

 

Ndryshe, Televizioni Festa nga Kumanova, nëpër rrjetet sociale ka publikuar edhe video-xhirimin e këtij incidenti.

“Shqetësues është fakti, edhe më shqetësuese janë pamjet kur disa huliganë të maskuar në orë të vona të natës sulmojnë një të ri shqiptar në lagjen më të vjetër të qytetit të Kumanovës. U bëjmë thirrje urgjente organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brenshme në krye me Ministrin Oliver Spasovski dhe Zëvendësministrit Nazim Bushi, që sa më shpejt të bëjnë identifikimin, arrestimin dhe vënien para organeve të drejtësisë të këtyre huliganëve që shqetësojnë kalimtarë të rastit dhe ngjallin panikë te qytetarët e Kumanovës” – thonë nga ASH-Kumanovë.

MPB-ja ka konfirmuar incidentin dhe thonë se po ndërmirren masa për zbardhjen e rastit.

“Më 14.11.2022 në SPB-Kumanovë, B.SH (20) nga Kumanova ka denoncuar se rreth orës 01.20 në Rr.”Karl Marks” derisa ka qenë në veturën e tij “Folksvagen Golf”, ku ka qenë edhe nëj person tjetër, më shumë persona me mjete të forta ia kanë dëmtuar automjetin, pas çka në tentativë për t`u arratisur ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e parkuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Aleanca për Shqiptarët bën thirrje për qetësi dhe kujdes maksimal dhe njëkohësisht fton qytetarët e Kumanovës që mos të bien pre e këtyre provokimeve të cilat, sic thonë,mund të jenë të orkestruara dhe koordinuara nga qarqe të ndryshme që nuk ia duan të mirën qytetit dhe qytetarëve të Kumanovës.

Related posts

Bisedë telefonike Stoev – Osmani për fatkeqësinë me autobusin

D V

Orhan Murtezani: Alternativa do të jetë çelës për funksionimin e mbarë të Tetovës

Redaksia

Xhaferi takon ambasadorin Duks, e falenderon për angazhimin e tij

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More