Agjencia Zhurnal.mk.

ASH nuk heqë dorë nga përkushtimi për heqjen e “20 përqindëshit” nga Kushtetuta

Shkup, 31 tetor – Aleanca për shqiptarët është e përkushtuar dhe do të vazhdojë të angazhohet dhe në të ardhmen ta zgjidhë dhe mënjanojë këtë narrativë për shqiptarët, theksojnë nga partia përmes kumtesës lidhur me formulimin “gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind të popullatës” dhe të qëndrojë vetëm gjuha shqipe.

 

Nga partia theksojnë se u.d. kryetari Arben Taravari u ka bërë thirrje të gjitha partive të ulen në tryezë.

“Ne kemi qenë dhe jemi për bashkëpunim me të gjitha partitë politike me qëllimin e vetëm ta zgjidhim këtë problem. U.d. kryetari i ASH-së, Arben Taravari, u bëri thirrje të gjitha partive të ulen në tryezë dhe ne jemi të gatshëm të ulemi sa më parë, kur të gjithë do të jenë të gatshëm”, thonë nga Aleanca për shqiptarët.

Related posts

Kaleska-Vançeva: Paralajmërimi për bllokim të Kuvendit, nuk përkon me sundimin e ligjit

Z.H

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, gjatë fundjavës shi i rëmbyeshëm

Z.H

Shaqiri u drejtua në Konferencën e dytë evropiane për dialog dhe bashkëpunim fetar në Strugë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More