Agjencia Zhurnal.mk.

ASH nesër do të shkarkon Skender Rexhepin-Zejd nga grupi parlamentar, Rexhepi: Vet do të jap dorëheqje

Shkup, 5 dhjetor – Pas vendimit të Alternativës për t’iu bashkangjitur koalicionit LSDM-BDI, Aleanca për Shqiptarët nesër do të propozojë në Kuvend shkarkimin e kordinatorit të deritanishëm, Skender Rexhepi dhe do të emërojë kordinator të ri, njofton in7

 

Gjithashtu, siç mëson in7, ASH do të formojë grup të ri parlamentar ku do të ketë vend vetëm për deputetët të cilët do ti qëndrojnë besnik elektoratit opozitar dhe nuk do ta mbështesin regjimin LSDM-BDI dhe nuk do të bëhen pjesë e këtij regjimi.

Nga kjo parti thonë se Alternativa vetë ka zgjedhur rrugën dhe ka braktisur verdiktin e elektoratit opozitarë. Nga partia e Selës poashtu mohojnë në mënyrë kategorike se Alternativa është konsultuar me ta për veprimet e fundit duke thënë se nuk janë të vërteta as deklaratat se ka pasur ndonjë komunikim ose pëlqim nga ana e tyre.

Pas këtij lajmi, edhe deputeti i AlterNativës Skender Rexhepi në facebook profilin e tij ka bërë të ditur se ai që nesër do të jep dorëheqje nga posti koordinator i Grupit Parlamentar ASH/AAA.

“Bazuar në zhvillimet e reja politike dhe vendimin e Kuvendit Qendror të Alternativës që ne si subjekt politik t’i bashkohemi pushtetit ekzekutiv dhe shumicës parlamentare, unë nesër do ta informoj zyrtarisht kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që dorëhiqem nga posti koordinator i Grupit Parlamentar ASH/AAA. Veprimi jonë si deputetë të Alternativës do të vendoset konform marrëveshjes së re për shumicë parlametare. P.S.Respekte për të gjithë deputetët e Koalicionit dhe ju jam mirnjohës për bashkëpunimin e deritanishëm dhe raportet e mira ndërnjerëzore.”, ka shkruar Rexhepi

Related posts

Gjykata kushtetuese e mbajti seancën e parë për këtë vit, morën pjesë të gjithë pesë gjykatësit

D V

Forumi ekonomik në Shkup, Zaev, Rama e Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Z H

Shënohet dita e Gostivarit, dr. Ferit Sadiku shpallet qytetar nderi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More