Agjencia Zhurnal.mk.

ASH kërkon kapjen dhe dënimin e të rinjve që me maska sulmuan disa shqiptarë në Kumanovë

Kumanovë 15 nëntor – Aleanca për Shqiptarët dega Kumanovë, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të kapen dhe dënohen sulmuesit e të rinjve shqiptarë në Kumanovë, ngjarje që ndodhi para 2 netëve, informon Zhurnal.

 

Në rrjetet sociale u publikua një video ku shihet se si disa persona të maskuar ndjekin për t’i rrahur disa të rinjë shqiptarë në një lagje të qytetit të Kumanovës.

Nga ASH shprehen se këto pamje u ngjajnë atyre të para ca viteve gjatë kohës së regjimit.

“U bëjmë thirrje urgjente organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brenshme në krye me Ministrin Oliver Spasovski dhe Zëvendësministrit Nazim Bushi, që sa më shpejt të bëjnë identifikimin, arrestimin dhe vënien para organeve të drejtësisë të këtyre huliganëve që shqetësojnë kalimtarë të rastit dhe ngjallin panikë te qytetarët e Kumanovës.

Aleanca për Shqiptarët bën thirrje për qetësi dhe kujdes maksimal dhe njëkohësisht fton qytetarët e Kumanovës që mos të bien pre e këtyre provokimeve të cilat mund të jenë të orkestruara dhe kordinuara nga qarqe të ndryshme që nuk ia duan të mirën qytetit dhe qytetarëve të Kumanovës”, shprehen nga Aleanca për Shqiptarët- Dega Kumanovë./Zhurnal.mk

Related posts

Punëtori arti për fëmijë me rastin e Ditës ndërkombëtare të fëmijëve

Z.H

VMRO e dorëzoi në Kuvend rezolutën për qëndrimet shtetërore

Z.H

Në maj janë shpenzuar 544 181 megavat energji elektrike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More