Agjencia Zhurnal.mk.

ASH: Gjatë ditës kryesia do të vendosë se si do të vazhdojnë raportet me Arsovskën

Shkup, 7 korrik – Pas incidenteve të djeshme në afërsi të Çarshisë së Shkupit dhe pas shkarkimit të drejtorit të Higjienës Komunale, Zudi Enuzi Koka, sot Aleanca për Shqiptarët do të marë vendim nëse do të vazhdojë bashkëpunimin me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovskën, si dhe me VMRO-DPMNE-në, informon Zhurnal.

Enuzi Koka u shkarkua dje në mënyrë eksprese pasi u kuptua se personi që gjuajti në ajër me revole, ishte pikërisht vëllau i tij, Jusuf Enuzi Koka. Arsovska këtë vendim që e mori me shumë gjasa duhet të jetë politik dhe nuk ka të bëjë me mos profesionalizmin e Kokës, sepse siç potencoi edhe vet ajo mbrëmë, Koka në mënyrë profesionale ka menaxhuar me ndërmarjen që drejtonte.

Por sa do ta shpëtojë Arsovskën ky incident i shkarkimit të Kokës nga bashkëpunimi i mëtejmë mes saj dhe partisë politike Aleanca për Shqiptarët, se fundja Zudi Enuzi nuk ka qenë fare i përfshirë në incidentin e djeshëm. A duhet për veprimin e vëllaut të tij, të shkarkohet ai nga detyra?

Nga Aleanca për Shqiptarët për Agjencinë e lajmeve Zhurnal u shprehën se sot gjatë ditës do të mblidhet kryesia e ASH-së dhe do të mer vendim se si do të veprohet më tej pas shkarkimit të Kokës.

“Gjatë ditës kryesia e ASH-së do të mbajë mbledhje, dhe do të vendoset se si do të vazhdohet më tej sa i përket marrdhënieve me Arsovskën dhe VMRO-DPMNE-në”, shprehen shkurtimisht nga ASH, duke mos konkretizuar asgjë më tepër.

Ndryshe dje policia arrestoi personin J.E (40), vëlla i Zudi Enuzit, përshkak se i njejti gjuajti me armë zjarri në ajër./Zhurnal.mk

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy