Agjencia Zhurnal.mk.

ASH: Dorëheqjet e vonuara, janë tentim për t’i ikur përgjegjësisë

Shkup, 10 shtator –  Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar ndaj dorëheqjeve të ditës së sotme nga udhëheqësit në dikasterin e shëndetësisë.

 

Nga ASH thonë se këto dorëheqje janë të vonuara dhe janë tentim për t’i ikur përgjegjësisë. Ata kërkojnë që Prokuroria të veprojë urgjentisht.

“Ata që vetëm para 24 orëve thanë se koha është për sfida dhe jo për dorëheqje, pas publikimit të indicjeve të para për gabime tragjike në ndërtimin e spitalit modular në Tetovë filluan të dorëhiqen. Këto dorëheqje të vonuara, janë tentim për të arsyetuar Qeverinë jo funksionale e cila duhet të dorëhiqet deri tek i fundit, taktikë e funksionarëve pa përgjegjësi për të mbuluar fajin e tyre, ngutje për të amortizuar revoltën e qytetarëve dhe lojë për t’i ikur përgjegjësisë”.

“Edhe në të kaluarën kemi parë raste që përfundonin me dorëheqje dhe në mandatin e ardhëshëm me riemërime të funksionarëve në dikastere të tjera, por pa asnjë përgjegjësi penale. Tragjedia në Tetovë tronditi botën, shuajti 14 jetë dhe dogji zemrat e të gjithë neve. Ky rast nuk guxon të ngelë pa drejtësi dhe pa përgjegjësi. I bëjmë thirrje prokurorisë që të mos bie në lojërat politike, të veprojë urgjentisht dhe të mos lejojë të ikë ndonjëri nga të dyshuarit e të na ndodhë “Budapest 2″”, thonë nga ASH./

Related posts

Editorial: A më mirë të ngrohemi me qebe si në Kosovë, a të paguajmë llogari 100 për qind më të shtrenjta?

I Z

Pahor: Duhet kompromis i pranueshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë

D V

Ivo Inxhov: Bullgaria mund të zbusë pozicionin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More