Agjencia Zhurnal.mk.

ASH: Danella Arsovska ka dështuar totalisht, të japë dorëheqje!

Shkup, 23 nëntor – Aleanca për Shqiptarët në mënyrë që t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Shkupit dhe shoferëve të autobusëve privatë të cilët kanë ngelur pa pagesa dhe pa punë, ka reaguar ndaj mënyrës së punës së kryetares të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

 

Sipas asaj që thonë nga kjo parti, Arsovska ka dështuar në detyrën e saj dhe po bëhet e dëmshme për të gjithë shkupjanët.

Sipas ASH-së, pas largimeve padrejtësisht nga puna të të punësuarve në ndërmarjet publike, tani ka bllokuar edhe transportin publik duke goditur transportuesit privat dhe të gjithë qytetarët e Shkupit.

Sipas ASH-së, Danella Arsovska e ka dëshmuar paaftësinë e saj dhe keqmenaxhimin e saj dhe kërkojnë dorëheqjen e saj.

“Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka kohë që ka dështuar në detyrën e saj, ndërsa tani po bëhet e dëmshme për të gjithë shkupjanët.

Pas largimeve padrejtësisht nga puna të të punësuarve në ndërmarrjet publike, tani ka bllokuar edhe transportin publik duke goditur transportuesit privat dhe të gjithë qytetarët e Shkupit.

Do të bënim thirrje për të zgjidhur problemin, por Arsovska tanimë ka dëshmuar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj, kështu që zgjidhjen e vetme për të gjitha problemet e shohim te dorëheqja e saj e menjëhershme.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryeqyteti nuk guxon të ngelet në një gjendje të këtillë kaotike, të keqpërdoret për inate dhe interesa personale e klanore, por duhet patjetër të vendoset në shërbim të qytetarëve të Shkupit”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Related posts

Gllumac: Standarde më të larta për licencat në sektorin postar

Z.H

Qeveria e Maqedonisë i bashkangjitet BE-së me sanksione ndaj Rusisë

Z.H

Carovska nuk heqë dorë nga mësimi me prezencë fizike

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More