Agjencia Zhurnal.mk.

ASh-Besa a mund ta bëjë fuqinë kundër BDI-së? Osmani: BDI, fitues absolut në Tetovë

Shkup, 19 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim asnjëherë nuk është frikësuar dhe nuk do të frikësohet ndonjëherë, kështu është shprehur zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani gjatë intervistës për TV21.

 

I pyetur se një koalicion i mundshëm mes partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe partisë në pushtet Lëvizja Besa për rrethin e dytë në Tetovë, a mund ta bëjë fuqinë kundër BDI-së, Osmani u shpreh decid:

“BDI është fitues absolut dhe e diela është festë e madhe për Tetovën”.

Ka bërë të ditur se sot gjatë gjithë ditës në selinë e kësaj partie në Reçicë të Vogël janë realizuar takime me parti politike për bashkëpunim në rrethin e dytë.

Related posts

Kërçovari aksidentohet me ariun në autostradën Tetovë-Shkup (Foto)

I Z

Miratohet ribalanci i Buxhetit të Maqedonisë

D V

Bashkimi Evropian shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More