Agjencia Zhurnal.mk.

ASH-AAA: Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet as me pudër, as me ngjyrë e as me disa trotinetë

Shkup, 25 korrik – Pas informacioneve se të punësuarit në MPJ do të përdorin trotinetë kanë reaguar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa ku thonë se nuk mund të mbulohen veturat luksoze me disa trotinetë për të punësuarit.

 

“Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet as me pudër, as me ngjyrë e as me rrena.

Blerja e disa trotinetëve për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme është vetëm një tentim për të mbuluar luksin e funksionarëve të BDI-së. Në prag të zgjedhjeve lokale, Bujar Osmani dëshiron tu hedh hi syve të qytetarëve, përderisa bashkëpartiakët e tij, kryetarët e Komunave të Dibrës, Strugës, drejtorë të ndërmarrjeve publike, si dhe vetë Qeveria, shpenzojnë miliona denarë për vetura të shtrenjta”, akuzojnë nga ASH-AAA.

Tani që ministri ka dështuar në çdo fushë të përgjegjësisë dhe ka sjellur diplomacinë tonë dhe procesin integrues ne gjendje kolapsi, i del kohë të bëjë PR koti me trotineta 200 euroshe, thonë nga atje.

Related posts

Fillon projekti për avancimin e digjitalizimit në vend

D V

Riintegrimi i të kthyerve nga luftërat e huaja eviton përsëritjen e veprës

D V

Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, paraqitje të rrëshqitjes së dheut në Makedonska Kamenicë – Koçan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More