Agjencia Zhurnal.mk.

ASH-AAA me 5 ankesa në KSHZ për Komunën e Dibrës

Shkup, 16 nëntor – A do të ketë sërish rivotim në Dibër, pasi që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dorëzuar në KSHZ pesë ankesa që sipas tyre ka ndodhur parregullësi gjatë raundit të dytë të votimeve më 14 nëntor.

 

Nga shtabi i kandidatit Bekim Pocesta theksojnë për INA se ka pasur shumë shkelje dhe se gjitha ato kanë bazë dhe dëshmi për parregullësi.

Kandidati Pocesta akuzoi BDI-në për përfshirje të strukturave të qeverisë në procesin zgjedhorë, për shkelje të shumta të procesit të votimit.

“Pas dy fitoreve të pastra, edhe në raundin e parë edhe në rivotim, sigurisht që nuk e prisnim këtë zhvillim, duke pasur parasysh vërsuljen e gjithë Qeverisë me gjithë strukturat e veta, na len të dyshojmë se nga arritën ata t’i shtojnë kaq shumë votat e tyre“, ka thënë Pocesta.

Kundërkandidati Hekuran Duka i BDI-së shpalli fitoren me një diferencë prej vetëm 136 votave.

Por nga ASH-AAA presin se ankesat mund të ndryshojnë rezultatin zgjedhor në Dibër.

Related posts

Në vend të pacientëve qentë ecin nëpër dhoma në spitalin e Kërçovës

N E

Krerët shtetërorë të Kosovës të tronditur nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut

D V

Hoxha: Artan, mos harro se me 4 votat tona ti fluturon nga qeveria

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More