Agjencia Zhurnal.mk.

ASH/AAA kërkojnë urgjentisht nga Qeveria që t’i lirojë nga pagesat rrugore në autostradën Tetovë-Gostivar

Shkup, 6 korrik – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon nga Qeveria që urgjentisht të lirojë qytetarët nga pagesa rrugore në të ashtuquajturën autostradë, Tetovë-Gostivar.

 

Kjo rrugë nuk përmbush standardet bazë të një autostrade, nuk ka rrugë alternative, nuk ka numër të mjaftueshëm të korsive, e mos të flasim për sigurinë, pasi këtë e dëshmojnë numri i lartë i aksidenteve si pasojë e cilësisë së dobët të rrugës dhe kafshëve që vazhdimisht hyjnë në rrugë. Për këto arsye nuk ka asnjë bazë që shfrytëzimi i kësaj rruge të paguhet.Prandaj ne kërkojmë që taksa rrugore të hiqet deri në ndërtimin e një autostrade e cila veçmë është domosdoshmëri.

Nëse brenda javës, Qeveria nuk sjell vendim, atëherë grupi ynë parlamentar, sic thonë nga ASH-AAA, do të propozojë në Kuvend ligj për shfuqizimin e taksës. Nëse pushteti aktual tenton të injorojë këtë kërkesë që vjen nga qytetarët, atëherë ju bëjmë me dije se në çdo rrugë të vendit do të përballeni me ta. Njëkohësisht i ftojmë qytetarët që ta ngrisin zërin, të mbështesin këtë kërkesë të tyre të cilën ne vetëm se po e formalizojmë përmes institucioneve – thonë nga ASH-AAA.

ASH-AAA: Të ndalet plaçkitja e qytetarëve në rrugën Tetovë-Gostivar, rruga nuk i plotëson kushtet për pagesë

ASH-AAA: Të ndalet plaçkitja e qytetarëve në rrugën Tetovë-Gostivar, rruga nuk i plotëson kushtet për pagesë

Posted by Arben Taravari on Tuesday, July 6, 2021

Related posts

Mariçiq për vizitë dyditore pune në Shqipëri

R Zh

Fillon modernizimi i infrastrukturës nëntokësore në rrugën “Strumiçka” në Çair

Z H

Shekerinska-Tonin: “Fillon programi “Berova” për trajnim të 40 zjarrfikësve në Slloveni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More