Agjencia Zhurnal.mk.

ASH-AAA: Forumi i Prespës, keqpërdorim i institucioneve për promovim partiak të BDI-së

Shkup, 2 korrik – Forumi i Prespës për Dialog, i organizuar këto dy ditë nga MPJ, Bujar Osmani, nga pozicioni i tij fillestar si ministër kaloi në promovim kryekëput partiak dhe keqpërdorim klasik i mysafirëve ndërkombëtar për llogari të partisë dhe liderit të tij, të cilët për dy dekada mbajtën bllokuar zgjidhjen e çështjes së emrit të vendit duke e kthyer vendin nën qeverisje regjimi. Ky eveniment është edhe keqpërdorim i angazhimit dhe vullnetit të mirë të miqve të vendit tonë – thuhet në reagimin e ASH-AAA.

 

“Bartësit e institucioneve lënë anash, Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht se në çfarë cilësie mori pjesë Ali Ahmeti në këtë forum të organizuar me paratë e qytetarëve. Nëse ka qenë si deputet, kujtojmë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka edhe 119 deputetë të tjerë, e nëse ka qenë si kryetar partie, ka poashtu edhe shumë kryetarë të tjerë të partive te cilët dhanë kontribut vendimtar në këtë proces. Veç kësaj, marrë parasysh faktin se kjo konferencë është e fokusuar në tejkalimin e mosmarrëveshjeve bilaterale në rajon, nuk ka sesi të mos bie në sy mungesa e autoriteteve bullgare, në kohën kur kontesti me Sofien po pengon hapjen e negociatave me BE-në. Kjo natyrshëm ngrit dilemën nëse pala bullgare ka bojkotuar konferencën apo nuk është ftuar fare” – thonë nga ASH-AAA.

Me këtë ngjarje, sic thuhet në komunikatën e ASH-AAA, udhëheqësit e BDI-së edhe një herë dëshmuan se janë armiqtë më të mëdhenj të dialogut demokratik, zhvatësit më të korruptuar të pasurisë publike dhe manipulatorët më të mëdhenj të agjendës së integrimeve.

Aleanca për Shqiptarët do të njoftojë përfaqësitë diplomatike të vendeve mike për këtë keqpërdorim të ulët e të turpshëm nga ana e BDI-së, me çka u devalvua edhe dialogu i brendshëm edhe dialogu rajonal.

Related posts

U formua Komisioni për Kulturë në Komunën e Gostivarit

Xh M

Duma: Autopsitë e trupave të karbonizuar janë jashtëzakonisht të komplikuara

D V

Përfundoi debati për Raportin e Komisionit Evropian për vendin për vitin 2021

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More