Agjencia Zhurnal.mk.

Asamblesë së PS i mungonte sektori i 313-s online

Nga Basir Çollaku/

Asambleja rilindaso-socialiste dje, ishte një paradë kokulur, një duel i heshtur, ku Rama zbrazi merakun gërryes, ku dha shenjat me kë ishte zemëruar dhe me kë mjaltuar. Por asgjë nuk u debatua rreth së keqes së prodhuar nga ata fajtorë e mëkatarë shumica në atë sallë. Autokrati kryeministër, përdori një ministre ish-drejtoreshë bashkiake, për të kritikuar rezultatet e dobëta elektorale të Veliajt, duke i dhënë mesazh ndryshe. Çfarë i ke këto mbledhje partiake si OJQ i tha Rama pretenduesit për pasardhës.

Ai sheh grupin e kryebashkiakut teksa është forcuar financiarisht dhe zgjeruar, duke i kthyer disi kurrizin Ramës.

Asamblesë i mungonin ministrat e bashkiakët e dënuar. Ahmetaj e Tahiri, Koka e Bllako e një sërë drejtorësh të përgjithshëm. Mbi gjemba ministra me një këmbë në SPAK si Veliaj, Xhaçka, Beqja, Gjiknuri, apo Balluku e Balla e Fatmiri, Blendi e Ulsiu. Rama vetë në hetim për Charles e të tjera kusure. Ndaj kryeministri nën frikën e hapjes së sekreteve nga Ahmetaj e ardhjes së sekretarit Blinken dje ishte i “dashuruar” me Prokurorinë. Ndonëse ka muaj duke bërë rregullore detyruese nëpër ministri dhe Komision parlamentar anti-SPAK. Pasi të mbarojë hetimet e nisin përballjet, Asambleja do të ketë mungesa serioze. Janë ortakët e bandave me sy ga salla. Dje ishte asamble me detyrim paraqitje, nesër në masë arresti..

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbasir.collaku%2Fposts%2Fpfbid06weLmXVTAtoGPyaX2hmfkpYKLe2qVwiQWURFWyKiGiy9e4gh8sZXkAT8nYnbB4yNl&show_text=true&width=500

Related posts

Ndahet nga jeta profesori i njohur, Kristaq Berxholi

Xh M

Berisha gati ndryshimet statusore, Gazment Bardhi e cakton nënkryetar partie

Xh M

Prodhimi i municioneve në Poliçan, uzina mund të bëhet funksionale me një projekt konkret

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy