Agjencia Zhurnal.mk.

Asambleja Kombëtare e PS-së mbyll punimet, caktohet data për mbledhjen e ardhshme! Ja çfarë do të vendoset

Asambleja Kombëtare e PS ka mbyllur punimet, ndërsa është caktuar data e mbledhjes së ardhshme, më 16 mars.

Në këtë mbledhje, siç bën të ditur gazetari Muhamed Veliu, do të riformatohen drejtuesit e qarqeve.

Mbledhja e sotme e Asamblesë zgjati për rreth 5 orë me dyer të mbyllura. Në një asamble të fokusuar në gjendjen të cilën ndodhet baza socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë një kërkesë.

“Askush prej jush mos të më thotë se Partia Socialiste do të vijojë të fuqizohet përmes punësimeve”, zbulohet të ketë thënë kryeministri.

Edi Rama në ndërhyrjet e tija të herëpashershme, pas çdo raportimi, ka shprehur shqetësimin e mos përfshirjes sa duhet në rrjetet sociale, nga anëtarët e Asamblesë, përfshi drejtuesit politik në qarqe.

Drejtuesit e qarqeve kanë evidentuar problematika të ndryshme dhe janë lënë detyra për t’u korrigjuar.

Në një prononcim më herët për mediet pas zbritjes nga autokolona, Rama theksoi se në këtë Asamble nuk do të ketë ndryshime, por se do të bëhet një analizë të situatës ku ndodhet partia.

Rreth 400 anëtarët e Asamblesë, përfshi kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetët janë pjesë e takimit të sotëm me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS. Në një njoftim gjatë ditës së djeshme, anëtarëve iu komunikua se pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.

Related posts

Ka dëmtime në mushkëri, deputeti socialist Bujar Çela pritet të hyjë në sallë për ndërhyrje kirurgjikale

Xh M

Shpërthim i fortë në Lushnjë, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre deputeti Bujar Çela

Xh M

Shpërthim masiv në Lushnje të Shqipërisë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy