Shkup, 9 shkurt – Nuk do të jepen nënshtetësi derisa nuk bëhen kontrolle të nevojshme nga Agjencia për Siguri Kombëtare. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se e kupton problemin me kërkesat e bllokuara, të cilat janë madje janë me afate të skaduara për përgjigje por thotë se po punohet me tempo të rritur, transmeton Zhurnal.
“Gjatë formimit të ASK-së, nga ish shërbimi për siguri shtetërore kanë trashëguar rreth 20 mijë kërkesa të papërpunuara. Tempoja gjithnjë ka qenë më e ulët se tani sa i përket kontrollimit të kërkesave. Nëse atëherë janë përgjigjru rreth 100-200 kërkesa për një muaj, tani kjo është rritur në mbi 1000 kërkesa. Kontrollet janë më të gjata dhe ka pyetësore më të komplikuara prej më herët, sepse jemi anëtare e NATO-s”, tha Kovaçevski.
Ai shtoi se për pyetjet lidhur me shtetësinë do ta informon edhe ASK-në, me qëllim që nëse ekziston mundësia, më tej të rritet përsëri tempoja e punës.
Në Agjencinë për Siguri Kombëtare për kontrollim kanë ngecur rreth 2000 kërkesa të cilat po procesohen.//Zhurnal.mk