Agjencia Zhurnal.mk.

As Stefoska nuk është e kënaqur që po largohet: Askush nuk më tregoi pse më hoqën

Shkup, 13 janar – Askush nuk më ka treguar arsyet e vërteta dhe konkrete pse më duhet të ikë, si dhe çfarë është punuar, por e drejta e çdo mandatari është të formojë kabinet, thotë ministrja e kulturës, Irena Stefoska e cila do të ikë nga funksioni i saj sepse në përbërjen e re qeveritare nuk ka vend për të, dhe do ta zëvendësojë Bisera Kostadinovska Stojçevska, përcjellë Zhurnal.

“Unë përgatita raport për transparencë e cila do të qendrojë në arkivën e Qeverisë dhe në Kuvend. Kemi biseduar me mandatarin për arsyet për dhe kundër pse është e rëndësishme kultura”, tha Stefoska në “UTrinski Brifing”.

Ajo konsideron se njerëzit me resursin më të madh në një vend të tillë të vogël, është kjo minsitri, e siç tha, meriton të investohet në njerëzit.

“Njerëzit janë resursi ynë më i madh në një vend të vogël. Aq sa vlejnë njerëzit aq vlejnë dhe institucionet. Pa institucione të fuqishme, nuk ka shtet, institucione ku mbizotëron drejtësia, procedurat. Duhet së pari të rregullohet shtëpia e cila servison tëgjithë punonjësit kulturor dhe institucionet, Ministria është kapela”, shtoi Stefoska.//Zhurnal.mk

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy