Agjencia Zhurnal.mk.

Artisti portugez që muret e betonit i shndërron në grafite 3D

Artisti portugez Sergio Odeith karrierën e tij me sprej e filloi kah mesi i viteve të 90-ta, e sot krijon vepra të mrekullueshme arti.

 

Odeith kah mesi i viteve të 90-ta filloi me vizatimin e grafiteve – kryesisht ilegalisht në muret e stacionit të trenit, e puna e palodhshme e bëri atë një artist të njohur që realizon murale gjigante.

Disa prej tyre i ka realizuar në Damal, Carcavelos dhe lagjet e tjera të varfra të Amadores. Sergio kishte braktisur shkollën si 15-vjeçar, por pavarësisht që nuk arriti të diplomohet – ai për asnjë moment nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij.

Në veprat e tij identifikohet si Samouk, e emri i tij u bë i njohur pas vitit 2005 dhe njihet për teknikën e tij të veçantë të anamorfozës – iluzionit optik.

Stili i veçantë i anamorfozës që më vonë njihej si Somber 3D, nënkupton kompozicione autentike të insekteve gjigante apo objekteve që i realizon nëpër zonat e “braktisura”, e që janë bërë virale nëpër rrjetet sociale.

Si artist tatuazhesh punoi nga viti 1999 deri më 2008, jetoi në Londër, e aktualisht në Lisbonë ku është fokusuar ekskluzivisht në punën e tij në mure të betonit.

Related posts

Njerëzit po përpiqen të gjejnë një mace mes këtij grumbulli lodrash – A e shihni atë?

D V

Bëri hapat e parë para syve të prindërve, reagimi i tyre ishte mbresëlënës kur panë djalin duke ecur pa ndihmën e askujt

D V

Kalaja më e lartë e rërës e ndërtuar në Danimarkë: Shpenzuan pesë ton material dhe e zbukuruan me motive të veçanta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More