Agjencia Zhurnal.mk.

Arta Nitaj feston ditëlindjen e 25-të në Dubai

Arta Nitaj mbetet e komentuar për jetën e saj private dhe paraqitjet provokuese në rrjetet sociale.

 

Modelja dhe aktorja e njohur së fundi ka filluar pushimet në Dubai, dhe atje po e feston edhe ditëlindjen e saj të 25-të.

Në këtë ditë speciale për të, ajo sonte (e shtunë) po argëtohet në një klub nate në Dubai, në shoqërinë e mikeshës së saj.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Bukuroshja nga Peja ka sjellë disa pamje përmes InstaStory, duke treguar edhe dukjen për natën e sotme.

E veshur në një fustan elegant me ngjyrë rozë nga materiali saten, në të cilin ekspozoi linjat e përkryera, Arta dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

“25 asnjëherë nuk është dukur kaq mirë”, ka shkruar Arta në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, kujtojmë që Arta më së miri u bë e njohur me paraqitjen në serialin “O sa mirë”, ndërsa prej kohësh nuk e shohim në ndonjë projekt televiziv. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Related posts

Chanel bashkëpunon me Kristen Stewart për filmin “Spencer”

D V

Fero sjell këngën e re “Bella” me protagoniste në klip bashkëshorten Arbenita Ismajlin

D V

Fifi: Jam shumë e lumtur jashtë Big Brother, do të filloj të merrem me shëndetin tim

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More