Agjencia Zhurnal.mk.

Arsovski: Në dobi të nxënësve është mësim me prani fizike

Shkup, 21 shtator – Në dobi të nxënësve është mësim me prani fizike, nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të tij, ndërsa Qeveria për përballje me sfidat nga kriza energjetike është në komunikim me të gjitha palët e prekura përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për kërkesën e një pjese të komunave për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve për shkak të kursimit të rrymës dhe druve dhe sa janë të arsyeshme kërkesat e një pjese të shpenzimeve dhe subvencioneve t’i mbulojë Qeveria, Arsovski tha se në seancën e djeshme të Qeverisë nuk ka pasur diskutim për këtë.

“Në seancën e fundit të Qeverisë nuk ka pasur diskutim lidhur me këtë çështje. Qeveria mbetet e përkushtuar në tejkalimin e sfidave të shkaktuara nga kriza energjetike dhe është në komunikim me të gjitha palët e prekura përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, tha zëdhënësi Arsovski, duke shtuar se nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të mësimit me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme.

Organizimi në kuptim të shpenzimeve për ngrohjen e shkollave, shtoi zëdhënësi i Qeverisë, është në kuadër të kompetencave të komunave, gjegjësisht të vetëqeverisjes lokale dhe për atë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës paguhen dotacione për komunat. Ashtu që, potencoi Arsovski, është me rëndësi të thuhet se ata janë përgjegjës dhe në interes të nxënësve është prania fizike në mësim.

Related posts

Barcelona beson se Xavi do të qëndrojë si trajner nëse arrihen objektiva të caktuara

D V

Gjendja e rrugëve

D V

Konferencë e parë rajonale për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy