Agjencia Zhurnal.mk.

Arsovski: Mbështetje prej 300 milionë denarëve për 19.060 kultivues të duhanit

Shkup, 17 tetor – Qeveria këto ditë do të paguajë 300 milionë denarë mbështetje për 19.060 kultivues të duhanit në kuadër të pakos për uljen e pasojave të shkaktuara nga Kovid-19.

 

Siç informoi në konferencën e sotme për media zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski, secili kultivues i duhanit do të marrë nga tre denarë për kilogram për duhan të prodhuar dhe të shitur nga klasa e dytë, si dhe 16 denarë për kilogram për duhan të prodhuar dhe shitur nga klasa e tretë dhe e katërt.

“Kësaj mbështetjeje financiare i parapriu pagesa e subvencioneve për duhan të prodhuar dhe shitur në vlerë prej 1,7 miliardë denarë, me çka mbështetja qeveritare për prodhuesit e duhanit në vit në krizën botërore shëndetësore dhe ekonomike është dy miliardë denarë”, tha ai.

Në këtë mënyrë, sipas Arsovskit, jepet kontribut për mirëqenien e një numri të madh të qytetarëve, prodhimtaria e duhanit për të cilët është një nga degët kryesore bujqësore dhe ekonomike të cilët kanë pjesëmarrje të rëndësishme në prodhimin bruto vendor.

Related posts

Shpenzimet e familjeve me nxënës në Maqedoni janë rritur për 8.000 denarë në muajin gusht

D V

Në maj, qarkullimi në industri u rrit për 58% në vit dhe 1,9% në nivel mujor

Z H

BP: Më 1 shkurt përfundon afati për paraqitjen e punimeve shkencore për Çmimin vjetor të Bankës Popullore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More