Agjencia Zhurnal.mk.

Arsovska “vazhdon me cirkun” në këshillin e Shkupit, ulet në fund të sallës e jo në vendin e saj

Shkup, 15 shtator – Në seancën e sotme të këshillit të Qytetit të Shkupit për pyetje këshilltarësh, kryetarja Danella Arsovska e cila u paraqit me vonesë, në vend se ët ulet në vendin e saj ku zakonisht ulet, ajo shkoi të ulet në ulëset e fundit ku ulen punonjësit e qytetit, përcjellë Zhurnal.

 

Kryetari i këshillit Trajko Sllaveski thotë se kjo ndodhë për herë të parë që nga viti 1946 e këndej.

“Për herë të parë, nga viti 1946 e këndej, kryetar komune në seancë për pyyetje këshilltarësh të mos ulet në vendin e saj. Por gjithsesi, kjo është vendim i saj”, tha Sllaveski.

Në këtë vend, kryetarja nuk ka as mikrofon dhe zëri i saj vështirë dëgjohet kur jep përgjigje. Madje, për dy pyetje që iu shtruan, ajo tha se do të përgjigjet me shkrim.

Seanca vazhdon./Zhurnal.mk

Related posts

Qeveria e obligoi SEÇ-in ta azhurnojë “Agjendë: Evropa në shtëpi” më së voni deri më 22 nëntor

D V

Kacarska: Lufta në Ukrainë ka krijuar momentum të ri në zgjerimin e BE-së

D V

Katër raste me delta llojin në Maqedoni, Filipçe siguron për kualitetin e vaksinave

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More