Agjencia Zhurnal.mk.

Arsovska shquhet edhe për emërime të paligjshëm të drejtorëve!

Shkup, 26 mars – Pushteti i kryetarëve të komunave pretendohet të jetë për të rregulluar jetën e qytetarëve dhe jo për të kundërtën. Por, jo të gjithë kryetarët përdorin mekanizmat e tyre në këtë drejtim, ka prej tyre që as përfillin qytetarët. Gjëja e vetme që mendojnë dhe bëjnë ndërlidhet me veprime të paligjshme, bllokim të komunikacionit, shkarkime e emërime, me një formë shfaqin brutalitet në udhëheqje. E pikërisht në këtë tabor bënë pjesë kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Pasi kolegjiumi programor i QMK-së e pranoi padinë e dytë kundër Arsovskes me vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative, Prokuroria Themelore Publike ngriti lëndë ndaj saj. E kjo është një lëvizje shpresëdhënëse që kryetarja “kokëlartë” ta ulë kokën dhe t’i bëjë punët pët të cilat është aty e jo të demonstrojë forcë, shkruan Zhurnal.

Prokuroria Publike formon lëndë kundër Arsovskës për emërimin e paligjshëm të drejtorit në QMK –

Kryetarja e qytetit të Shkupit, prej kur mori këtë pozitë nuk la gjë pa bërë. Ajo që nuk ka bërë janë vetëm punët që është dashtë t’i bëjë. Prandaj, kjo kryetari që çrregulloi qytetin në tërësi i ka për qejfi edhe shkarkimet e ditës dhe emërimet e natës. Në këtë formë ka vepruar shpesh herë, por siduket kësaj here nuk doli ashtu siç kishte planifikuar.

Pasi kolegjiumi programor i QMK-së e pranoi padinë e dytë kundër kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, me vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative, Prokuroria Themelore Publike ngriti lëndë ndaj saj, transmeton zhurnal.mk.

Këtë e ka konfirmuar për NOVATV shërbimi për marrëdhënie me publikun në Prokurori, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit tonë, nëse Prokuroria merr masa pas vendimit të Gjykatës në favor të paditësve.

“Është konstatuar rast dhe prokurori publik është duke ndërmarrë veprime kontrolli”, janë përgjigjur nga Prokuroria Publike.

Ky veprim i duhur në kohë të duhur është shpresë për qytetarët që jo vetëm kryetarja “kokëlartë” por edhe të gjithë kryetarët e komunave tjera të jenë të vëmendshëm e kujdesshëm në raport me veprimet e tyre. Sepse, gjithçka që bëjnë ata në mënyrë të drejtpërdrejt lidhet me jetën e qytetarëve.

Arsovska kryetare që diti të premtojë por nuk po di e nuk po do të realizojë –

Dy premtimet më megalomane të Arsovskës ishin sigurimi i transportit publik falas për të gjithë qytetarët, dhe blerja e 250 eko autobusëve, për të ruajtur cilësinë e ajrit. Prej të cilëve vetëm një autobus kushton 300 mijë euro. Këto dy premtime deri në realizim ka dhënë afat kohor dy vite. Dhe, tani po mbushen dy vite që kur Arsovska është në krye të detyrës dhe nuk ka arritur të realizojë asnjërin e as tjetrin premtim, që në fushatë i kishte prezantuar edhe si zotime.

Nga premtimet tjera të pa realizuara të Arsovskës është edhe transporti falas për studentët nga të gjitha Universitet private dhe privato-publike, mes tjerash gjatë fushatës zgjedhore Arsovska kishte zhvilluar edhe takime me studentë të Universiteteve private duke iu premtuar se kjo çështje do të zgjidhet menjëherë po sa ajo të zgjidhet në krye të qytetit të Shkupit. Por ende nuk ka asnjë përgjigje ndaj këtij premtimi të dhënë të pa realizuar për studentët. Që i bie se kryetarja aktuale i ka mashtruar studentët.

Ajo poashtu premtoi se për 82 ditë do të pastrojë të gjitha deponitë ilegale në Shkup. Sipas saj, detyrimi i përditshëm i qytetit duhet të jetë angazhimi i kontrolleve dhe inspektimeve me detyrën e deponive që të mos rishfaqen. Ajo më 31 janar tha se të gjitha deponitë e hartuara dhe të zbuluara që kanë premtuar se do t’i pastrojnë, janë pastruar dhe kështu është realizuar premtimi parazgjedhor për përballje me deponitë ilegale në Shkup. Derisa Meta.mk ka bërë një turne nëpër Shkup dhe konstatoi se deponitë ilegale ekzistojnë ende në disa lokacione, që edhe më parë njiheshin si pika të nxehta ku mbetjet hidheshin ilegalisht nga qytetarët e pandërgjegjshëm. Në Karposh 3 dhe 4 këto janë lokacionet përgjatë bregut të lumit Vardar, në komunat Butel dhe Shuto Orizarë është rruga ndërmjet Vizbegut dhe Shuto Orizarit, si dhe rruga ndërmjet Butelit dhe Liqenit të Smilkovës.

Pra, kemi të bëjmë me një kryetare të re e cila nuk ka sjellur asgjë risi, kaosi urbanistik është po i njëjti sikurse në kohën e Shilegovit, problemet me ndërmarrje të ndryshme veç se janë shtuar, problemet me transportin publik, e mos të flasim për deponitë që janë po në të njëjtën gjendje dhe ajri i ndotur i shoqëron qytetarët çdo ditë e natë, pa çka se qytetarët kanë votuar për ndryshim, ndryshimi po mbetet çështje enigmatike. /Zhurnal.mk

Related posts

Disa komuna të Shkupit pa rrymë

D V

OSBE/ODIHR do t’i shpallë vlerësimet e para për zgjedhjet

D V

Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari dhe Dimitrievski në një komunë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky