Agjencia Zhurnal.mk.

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Shkup, 26 tetor – Kandidatja e pavarur për Bashkinë e Shkupit dhe e mbështetur nga OBRM-PDUKM, Danella Arsovska sot për TV24 doli e vetme me kërkesë të saj, për shkak se nuk dëshiron të jetë në debat me Petre Shilegovin. Më herët ajo refuzoi debatin edhe për TV Telma.

 

“Unë besoj se e dini se ballafaqimin tim e kishim te ju, me 12 kandidatë dhe më pas me 6 kandidatë dhe në fund me tre kandidatë. Disa herë e luta që të më kërkojë falje për atë që bën. Më sulmon personalisht dhe mi mohon cilësitë dhe kualifikimet e mia, më degradon si personalitet”, tha Arsovska.

Ajo kërkoi që Shilegov të kërkojë falje dhe nuk do të ndajë tryezën me persona që vazhdimisht shpifin kundër saj.

Ndryshe, Arsovska është duke fituar me rreth 7 mijë vota kundrejt kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov.

Related posts

Shilegov nga Gjorçe Petrovi: Kemi rikonstruuar rrugët 4 Korriku dhe Gjorçe Petrov, ndërsa rrugën Luka Gerov e përfundojmë deri në fund të vitit

Redaksia

Mbi 150 punësime të studentëve me ndihmën e Parkut Teknologjik të UEJL-së

D V

“Tingujt e Çarshisë”, Ganiu mirëpret tenorët e mirënjohur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More