Agjencia Zhurnal.mk.

Arsovska: Nuk kemi marrëveshje me ASh-AAA për ndërmarrjet publike

Shkup, 17 dhjetor – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në brifingun e sotëm me gazetarët tha se nuk ka marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën për emërime të drejtorëve në ndërmarrjet publike, përcjell TV21. Arsovska thotë se në këto pozita do të emërohen njerëz me kualitet ,pa dallim nga cila parti vijnë.

“Nuk kemi marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën në lidhje me atë se sa ndërmarrje do të marrin apo do të marrim. Me ndërmarrjet do të udhëheqin njerëz me kualitet, e jo parti. Për disa ndërmarrje ende nuk kemi emra”, tha mes tjerash Arsovska.

Ndryshse, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si koalicion që ishin, në zgjedhjet lokale mbështetën Danella Arsovskën për kryetare të Shkupit. Pas marrjes së pushtetit lokal, Arsovska deri tani ka emëruar 6 drejtorë të ri dhe asnjëri prej tyre nuk është as i ASH-së e as i AAA-së.

Ajo deri tani ka vendosur drejtorë të ri në: NP “Parqe dhe Gjelbërime”, NP “Rrugë dhe rrugica”, Ndërmarrjen për Qarkullim Publik, NP“ Drislla”, dhe në Ndërmarrjen Publike “Lajka”.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy