Agjencia Zhurnal.mk.

“Arsovska nga një kryetare shpresëdhënëse në “grindavece” që si duket grindjen dinë ta bëjë më së miri”!

Shkup, 9 nëntor – Ish kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike në RMV, Danela Arsovska e sfidoi vetën duke kandiduar për të paren e qytetit të Shkupit, me idenë e kandidates së pavarur e me përkrahjen maksimale nga VMRO- DPMNE arriti që të fitojë bindshëm. Por, pasi u zgjodh kryetare e qytetit të Shkupit, madje ishte e para femër që po udhëhiqte kryeqytetin që pas pavarësimit të shtetit, as kjo nuk i bëri përshtypjen e duhur që të sillej si e tillë. Ajo që po bën Arsovska gjatë mbledhjeve me këshilltarët komunalë është e gërditshme, sepse nuk kalon mbledhje pa u acaruar e pa pasur konflikt verbal mes kryetares dhe këshilltarëve. Kjo flet për atë që Arsovska e ka marrë vetën në “mësysh” dhe nuk i bëhet vonë edhe nëse vonohen projektet që duhet të realizohen, shkruan Zhurnal.

 

Me mbi 28 000 vota diferencë, kandidatja e pavarur, e mbështetur nga opozita maqedonase por edhe nga opozita shqiptare që atë kohë ishin në koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Danela Arsovska bëhet kryetarja e parë femër e Qytetit të Shkupit që nga pavarësimi i shtetit. Por, tani më pothuajse më shumë se një vit në këtë pozitë nuk e ka dëshmuar veten ashtu se e ka promovuar. Përkundrazi ka proklamuar më shumë arrogancë dhe vetëbesim të tepruar se sa ka bërë punët e duhura.

Çfarë bënë Arsovska në mbledhjet me Këshillin e qytetit?

Asgjë tjetër pos zhurmë, përplasje verbale me shumë këshilltarë të partive të ndryshme. Edhe pse nga Aleanca për Shqiptarët i kishin dhënë përkrahje të pa rezervë në zgjedhje, pas zgjedhjeve Arsovska për ASH ofroi pozitën e drejtorit në Ndërmarrjen për Pastrim dhe Gjelbërim, kuadër që ASH zgjodhi të udhëheq me këtë ndërmarrje ishte, Zudi Koka, i cili dëshmoi se ka vullnet për të punuar. Por, ky i fundit u shkarkua nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrje krejtësisht për shkaqe tjera që nuk ndërlidheshin aspak me aktivitetin e tij si drejtor i kësaj ndërmarrjeje.

Kjo tregon që Arsovska përpos që nuk është mirënjohëse e falënderuese për përkrahjen dhe ndihmën e ofruar, është keqpërdoruese dhe e vet pëlqyeshme. Kjo dukuri nuk i bënë mirë askujt, e aq më pak një personaliteti që është publik.

Përplasjet e shumta në Këshillë prolongojnë projektet, dhe dëmtojnë qytetarët-

Ajo për të cilën qytetarët i dhanë besimin e duhur që arriti të fitojë bindshëm, ishte dëshmi e vrullit dhe mllefit të kapluar nga qeverisja e ish kryetarit nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov, ishte nevojë e domosdoshme të largohej ai për të ardhur në vend të tij ndokush që dallon prej tij, që nuk është si ai, sepse përndryshe nuk ka kuptim logjik ndryshimi. Praktika e deri tanishme ka dëshmuar që është ndërruar vetëm kryetari, ndërkaq gjendja në qytetin e Shkupit pothuajse ka mbet e njëjtë.

Ofendime dhe lëvdata se kush është më i mençur ka pasur në njërën nga seancat e këshillit mes kryetares së qytetit, Danela Arsovska dhe kryetarit të Këshillit, Trajko Sllaveski. Pas kërkesës së Sllaveskit që këshilltarët të flasin nga vendi, e jo nga foltorja, sepse ende nuk iu kishte kthyer butoni për ndezjen dhe fikjen e mikrofonit. Arsovska kishte vendosur një mikrofon të lëvizshëm ka shëtitur në sallë dhe në foltore të bëjë atë që di më së miri, grindjen.

Është grindur me disa nga këshilltarët e VMRO-së dhe kryetarin e Këshillit, Sllaveskin duke e akuzuar këtë të fundit se është sikurse Hitleri, despot dhe hajdut. Kjo është vetëm një nga shumë skenat që ndodhin në Këshillin e qytetit të Shkupit, që kryetarja” grindavece” që pengon dhe prolongon me ketë qasje shumë projekte që janë në dobi të qytetarëve.

Drejtoritë e shumta kanë hasur në vështirësi mirëkuptimi e menaxhimi me kryetaren e re me mendësi të vjetër, dhe të njëjtit janë detyruar që të japin dorëheqje.

Drejtori i Ndërmarrjes “Rrugë dhe rrugica” Boris Nastov, drejtori i “Lajka” Voisllav Dimitrovski dhe drejtori i “NQP Turs” Filip Vasilevski njoftuan sot se dorëhiqen për shkak të mungesës së komunikimit dhe mirëkuptimit me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Mirëpo, edhe përkundër dorëheqjeve të njëpasnjëshme të drejtorëve, Arsovska vazhdonte me komoditetin e saj nga karrigia e kryetares duke deklaruar që as nuk e mendon çështjen e dorëheqjes nga posti i kryetares.

Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, ka komentuar sherrin në mes kryetares Danella Arsovska dhe ish mbështetësve të saj, opozitares VMRO DPMNE. Ajo ka thënë se interesat e biznesit dhe tenderi 136 milionë euro, dëmtojnë qytetarët dhe sipas saj. Sherret mes Mickoskit dhe Arsovskës nuk iu interesojnë shkupjanëve, të cilët presin punë dhe realizim të projekteve. Jançeva tha se Qyteti i Shkupit ka qëndruar në pikën zero për një vit. Projektet kyçe për qytetarët kanë ngecur për interesat afariste të strukturave në VMRO-DPMNE.

Përçarjet mes Arsovskës dhe partisë e cila mbështeti kandidaturën e saj në zgjedhjet lokale të vitit 2021 erdhi si pasojë e akuzave të ndërsjella mes kryetares së Shkupit dhe ish drejtorit të NP “Ujësjellës dhe Kanalizimi” për një tender në të cilin sipas Arsovskas, drejtori Zllatko Perinski është kapur me presh në duar duke tentuar keqpërdorimin e tij. Perinski ka hedhur poshtë akuzat duke kërkuar nga Arsovska të kërkojë falje, përndryshe do të ngrit padi penale ndaj saj për prishje të imazhit dhe shpifje.

Pra, kemi të bëjmë me një kryetare të re e cila nuk ka sjellur asgjë risi, kaosi urbanistik është po i njëjti sikurse në kohën e Shilegovit, problemet me ndërmarrje të ndryshme veç se janë shtuar, problemet me transportin publik, e mos të flasim për deponitë që janë po në të njëjtën gjendje dhe ajri i ndotur i shoqëron qytetarët çdo ditë e natë, pa çka se qytetarët kanë votuar për ndryshim, ndryshimi po mbetet çështje enigmatike. /Zhurnal.mk

Related posts

Regjistrimi do të jetë i suksesshëm, pohon Zaevi, Mickoski thotë ka probleme

D V

Bela: Rritja e pagave rrit kapacitetin e konsumit, çka fsheh Fatmir Besimi që nuk pranon kërkesat e arsimtarëve

Xh M

Spano: Ka reforma të mira në gjyqësinë e Maqedonisë së Veriut

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More