Agjencia Zhurnal.mk.

Arsovska në takim me përfaqësuesit e lëvizjes Polio Plus

Shkup, 19 tetor – Kandidatja e pavarur për kryetare të qytetit të Shkupit, Danella Arsovska u takua me përfaqësuesit e lëvizjes Polio Plus. Në takim, siç informoi shërbimi për shtyp i Arsovskës, ata diskutuan për pengesat dhe sfidat e përditshme me të cilat përballen njerëzit me çfarëdo aftësie të kufizuar.

 

Përfaqësuesit e Polio Plus e theksuan margjinalizimin e njerëzve me aftësi të kufizuara, dhe si rezultat nevojën për përfshirje më të madhe në proceset urbane.

“Ishte kënaqësi të diskutosh për tema që janë vërtet të rëndësishme. Në periudhën e deritanishme dhe tani e tutje, ajo që ne kemi si një angazhim të përbashkët është të mundësojmë që të drejtat e personave me aftësi të kufizuara të ushtrohen plotësisht dhe vetëqeverisja lokale duhet të angazhohet për këtë. Thjesht, të ketëë qasje të hapur dhe të barabartë për të gjithë personat dhe duhet t’i mundësohet secilit person të jetojë jetën ashtu siç e meriton. Unë besoj se me angazhim të përbashkët do të kemi sukses në misionin tonë që të kemi të drejta dhe mundësi të barabarta për të ndërtuar një jetë më të mirë në qytetin tonë”, tha Arsovska.

Si përfundim i takimit, siç informoi shërbimi për shtyp i kandidates për kryetare të Qytetit të Shkupit, pati një premtim dhe mbështetje për hapa konkretë për bashkëpunim më të madh dhe më intensiv me shërbimet e qytetit për të promovuar të drejtat e personave me aftësitë e kufizuara.

Related posts

ASHMAA do të ndajë ndihmë financiare të njëfishtë për familjet e të vdekurve në zjarrin në Tetovë

D V

Prokurori Xhelal Bajrami kryetar i Komisionit për ndjekjen e parregullsive zgjedhore në RMV

Redaksia

Komuniteti i biznesit kërkon mos të ketë pritje në kufi dhe vetëm një leje pune

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More