Agjencia Zhurnal.mk.

Arsovska ndërpret tenderin për BRT projektin

Shkup, 16 dhjetor – Është ndërprerë tenderi për ndërtimin e metros apo transportit të shpejtë i cili u publikua nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), njofton SDK.mk.

 

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska pas ardhjes në krye të kryeqytetit, paralajmëroi se nuk do ta vazhdojë projektin e pararendësit të saj, kurse tani i njëjti edhe zyrtarisht është ndërprerë.

Nga Kabineti i saj thonë se procedura është ndërprerë dhe për këtë shkak nuk kanë arritur oferta.

“BRT është një koncept relativisht i panjohur për qytetarët e Shkupit. Sipas analizave që janë përgatitur vitin e kaluar për nevojat e Qytetit të Shkupit, ka mangësi dhe rreziqe të shumta të projektit që do të kenë ndikim në mjedis, të cilat në asnjë rast nuk duhet të lejohen. Siç e dini, negociatat aktualisht janë duke u zhvilluar me BERZH dhe pas përfundimit të tyre qytetarët do të njoftohen për marrëveshjen.”, thanë nga Qyteti i Shkupit.

Dje njoftuam se Qyteti i Shkupit ka ndërprerë edhe tenderin për projektin ideor për ndërtimin e vazhdimit të bulevardit Sllovenia, të cilin e kishte filluar ish kryetari, Petre Shilegov.

Related posts

Komuna e Tetovës votoi buxhetin për vitin 2022

Z H

Bashkimi Ekonomik Euroaziatik si konkurent i Bashkimit Evropian

Z H

NTP Shkup i ‘zhytur’ në borxhe

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More