Agjencia Zhurnal.mk.

Arsovska: Këtë vit bora nuk do të na befasojë

Shkup, 15 nëntor – Shërbimet e dimrit të Qytetit të Shkupit, prej sot janë vënë në funksion dhe me këtë kanë filluar edhe aktivitetet koordinuese për mirëmbajtjen e rrugëve që janë nën kompetencën e Qytetit të Shkupit.

 

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, thotë se është përgatitur programi i cili parasheh dinamikën dhe nivelin e mirëmbajtjes së rrugëve gjatë sezonit të dimrit.

“Korsitë gjatë mirëmbajtjes në kushte dimërore do të pastrohen sipas prioriteteve, siç janë pikat kritike, qasjet në objektet me rëndësi jetike për qytetarët dhe rrugët me rëndësi të veçantë për funksionimin e qarkullimit – objektet tregtare. Ndërmarrjet publike të tjera janë të obliguara në kuadër të Programit dhe kompetencave të tyre të sigurojnë mekanizëm dhe pajisje, si dhe të përgatisin nënprograme të veçanta për pastrimin e hapësirave publike në kushte dimërore”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Ata gjithashtu bëjnë thirrje te qytetarët, komunat urbane, këshillat e banesave dhe ndërmarrjeve, në kohë të marrin masa për largimin e makinave nga rrugët, si dhe pastrimin e vendkalimeve për këmbësorë.

Related posts

Ja rezultatet e para në komunën e Vrapçishtit

Redaksia

Qeveria do ta mbajë mbledhjen e 113-të

Z H

Qeveria ka siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes nga SHA TE-TO Shkup

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More