Shkup, 1 korrik – Bashkëpunimi ekonomik me Kroacinë ka potencial për dyfishimin e këmbimit tregtar, duke hapur mundësi për investime në fushën e prodhimit industrial, si dhe mundësi për zhvillimin e turizmit midis dy vendeve, porositi kryetari I Lidhjes së Odave Ekonomike – LOE, Danela Arsovska.
LOE është pjesë e delegacionit zyrtar të presidentit Stevo Pendarovski që po qëndron për vizitë në Republikën e Kroacisë.
Gjatë vizitës, informojnë nga LOE, kryetarja e LOE-së, Arsovska mori pjesë në takim pune me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, si në programin zyrtar me presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviq.
Pjesë e delegacionit të Lidhjes janë edhe nënkryetari Dragan Mitkovski, kryetar i Odës industriale Trajan Angelovski dhe kryetari i Odës turistike hotelierike të Maqedonisë Vladimir Gramatikov.