Agjencia Zhurnal.mk.

Arsovska “arnon vendbanimet shqiptare” tenton t’i mashtrojë sërish shqiptarët por do të dështojë!

Shkup, 24 tetor – Danella Arsovska prej kur është në krye të qytetit të Shkupit, shqiptarët anekënd Shkupit nuk kanë qenë të përfaqësuar si duhet. Madje, përpos që ka munguar përfaqësimi dinjitoz janë vërejtur edhe ofendime e nënçmime të natyrës që në vendbanimet shqiptare të mbushen gropat me arnime të ndryshme të mbuloj paaftësinë e saj. Por, ja që kjo metodë e strategji e Arsovskës do të dështojë shumë shpejt. Shqiptarët nuk mund t’i mashtrosh me arnime që janë më shumë ofendime se tentime për t’i ndihmuar. Rrugët e arnuara dhe riparimet që po i bën në vendbanimet shqiptare Arsovska mund t’i realizojë në lagjen e saj ku jeton, sepse këto mashtrime nuk u shiten më popullit shqiptarë që është i lodhur nga keqqeverisja në Shkup, shkruan Zhurnal.

Arsovska ofron projekte të arnuara për shqiptarët e Shkupit –

Qyteti i Shkupit në krye me, Danella Arsovska, ka filluar riparimin e shtigjeve në Kanionin e Matkës që sipas tyre është një nga prioritetet kryesore në programin “Për Shkupin modern”. Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, riparimi i parë do të bëhet në Manastirin “Shën Andrea” përballë shpellës së Vrellos, ndërsa e dyta nga shpella Vrello deri te shpella e Bukur. Me riparimet mundësohet qasje më e mirë deri te bukuritë natyrore si dhe siguri më e madhe për të gjithë vizitorët e Matkës. Por kush garanton për cilësinë e këtyre riparimeve?

Arsovska duhet ta mendojë faktin që shqiptarët nuk i besojnë riparimeve të tilla që bëhen sipërfaqësisht vetëm sa për të shkrepur disa fotografi dhe për të arsyetuar premtimet parazgjedhore. Arnimet e tilla nuk i shërbejnë askujt asnjë qytetari, e as një vizitori, sepse ndërtimet e reja nuk janë afatgjata në këto rajone, e lëre më riparimet që bëhen vetëm për vizualizim e aspak për përdorim.

“Lagjja e Fushë Tophanës ndodhet në afërsi të zonës qendrore të qytetit dhe qytetarët çdo ditë përballen me shumë probleme, siç janë rrugët e paasfaltuara. Për mua është e papranueshme që në të gjitha anët e Shkupit të mos ketë kushte të barabarta për jetë dhe zhvillim. Duhet të bëjmë gjithçka që të kemi kushte cilësore jetese në kryeqytet. Që nga dita e parë do të punoj në zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve me zgjidhje të shpejta dhe efikase që do të nënkuptojnë tejkalimin përfundimisht të situatës aktuale. Nuk do të ketë vendbanime të harruara në Shkup”, pati deklaruar Arsovska më 28 tetor të vitit 2021 gjatë fushatës zgjedhore.

Dhe, tani dy vite më vonë prej kur është në krye të detyrës Arsovska nuk ka lëvizur asnjë gur në këtë drejtim. Përkundrazi, vetëm sa ka thelluar më shumë ndarjen dhe pabarazinë në qytetin e Shkupit. Në vendbanimet shqiptare ka arnuar disa lagje, çështjen e parkingjeve dhe deponive i ka harruar në tërësi. Ajo ka shkuar edhe më keq se kaq, duke precizuar dhe financuar vetëm mediat maqedonase.

Ajo vitin që lamë pas dha një mesazh katastrofal pikërisht në ditën e pavarësisë së vendit më 8 shtator: “Vetëm mediat maqedonase mund të përkrahen” ka deklaruar Danella Arsovska. Që i bie se mediat shqiptare nuk ekzistojnë për Arsovskën, pa çka se gjatë fushatës së saj nuk la lagje shqiptare pa vizituar. Kjo flet qartazi edhe për hipokrizinë e saj dhe një realitet faktik që e nxjerr në pah “urrejtjen ndaj shqiptarëve”.

Arsovska kryetare që diti të premtojë por nuk po di e nuk po do të realizojë –

Dy premtimet më megalomane të Arsovskës ishin sigurimi i transportit publik falas për të gjithë qytetarët, dhe blerja e 250 eko autobusëve, për të ruajtur cilësinë e ajrit. Prej të cilëve vetëm një autobus kushton 300 mijë euro. Këto dy premtime deri në realizim ka dhënë afat kohor dy vite. Dhe, tani po mbushen dy vite që kur Arsovska është në krye të detyrës dhe nuk ka arritur të realizojë asnjërin e as tjetrin premtim, që në fushatë i kishte prezantuar edhe si zotime.

Nga premtimet tjera të pa realizuara të Arsovskës është edhe transporti falas për studentët nga të gjitha Universitet private dhe privato-publike, mes tjerash gjatë fushatës zgjedhore Arsovska kishte zhvilluar edhe takime me studentë të Universiteteve private duke iu premtuar se kjo çështje do të zgjidhet menjëherë po sa ajo të zgjidhet në krye të qytetit të Shkupit. Por, akoma nuk ka asnjë përgjigje ndaj këtij premtimi të dhënë të pa realizuar për studentët. Që i bie se kryetarja aktuale i ka mashtruar studentët.

Pra, kemi të bëjmë me një kryetare të re e cila nuk ka sjellë asgjë risi, kaosi urbanistik është po i njëjti sikurse në kohën e Shilegovit, problemet me ndërmarrje të ndryshme veç se janë shtuar, problemet me transportin publik, e mos të flasim për deponitë që janë po në të njëjtën gjendje dhe ajri i ndotur i shoqëron qytetarët çdo ditë e natë, pa çka se qytetarët kanë votuar për ndryshim, ndryshimi po mbetet çështje enigmatike. /Zhurnal.mk

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky