Agjencia Zhurnal.mk.

Arsimi dhe Bujqësia mbi 10 ditë luftojnë të kthejnë në funksion uebfaqet e tyre por pa sukses!

Shkup, 21 Shtator – Dy institucione shtetërore ende nuk mund të marrin veten nga sulmet e hakerëve të 10 ditëve më parë. Ministritë e Bujqësisë dhe Arsimit nuk po funksionojnë pasi janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike që kanë penguar funksionimin e tyre.

 

Bujqësia vuan pasoja më të rënda nga hakerat. Nga aty thonë se pas sulmit të 9 shtatorit, sistemet në Ministri po kthehen ngadalë në funksion, por pasojat nuk janë hequr plotësisht.

“Dokumentet lëshohen, por puna është e ndërlikuar. Çdo sektor përpiqet të përshtatet, ndonjëherë është më e lehtë, ndonjëherë është më e vështirë. E-mailet zyrtare të punonjësve ende nuk funksionojnë dhe për momentin nuk e dimë nëse do të kthehen të gjitha dosjet dhe analizat që mungojnë pas sulmit të hakerëve. Institucioni nuk është plotësisht i bllokuar, por ne po kërkojmë një mënyrë për t’i riorganizuar gjërat që gjërat të vihen më shpejt në rregull”.

Në të njëjtën ditë me Ministrinë e Bujqësisë, edhe MASH-i kishte sulme hakerash. Objektivi ishte uebfaqja e tyre, e cila ende nuk është funksionale dhe Facebook është e vetmja platformë ku qytetarët mund të informohen për aktivitetet e Ministrisë.

Të dy sulmet janë raportuar në qendrën e sulmeve kompjuterike CIRT dhe Ministrinë e Brendshme. Rezultatet e hetimeve nuk janë bërë të ditura, ndërsa ekspertët kanë apeluar për përfshirje më të madhe të Qeverisë në këtë problem dhe investim më serioz në sigurinë kibernetike, veçanërisht në institucionet shtetërore.

Related posts

Loazo: Maqedonia e Veriut investon shumë dhe duhet t’i fillojë shpejt negociatat

Z.H

Zejdi godet pushtetin aktual: Pyetne Talat Xhaferin si u zgjodh kryetar Kuvendi

I Z

Kryeministri Edi Rama pyet shqiptarët nëse duhet të ndahemi nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More