Agjencia Zhurnal.mk.

Arrin në 100 numri i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në fshatrat e Bulqizës

Tre lëkundjet e forta të tërmetit që tronditën rrethin e Bulqizës së Shqipërisë, ku epiqendra ishte në Zerqan me magnitudë 5 ballë, ka bërë që shumë shtëpi të dëmtohen.

 

Në njësitë administrative Shupenzë, Zerqan, Fushë Bulqizë, Ostren dhe Trebisht numërohen 100 shtëpi të dëmtuara .

Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu u shpreh se kanë qenë në kontakt me të gjitha njësitë administrative, dhe se dëmet janë të rënda në disa banesa.

Shtëpitë e dëmtuara janë në këto Njësi Administrative:

Njësia Administrative Shupenzë – 25 banesa

Njësia Administrative Zerqan- 22 banesa.

Njësia Administrative Fushë-Bulqize 18 benrsa.

Njësia Administrative Gjoricë- 11 banrsa

Njësia Administrative Ostren- 9 banesa

Njësia Administrative Trebisht – 6 banesa

Njësia Administrative Martanesh -6 banesa

Njësia Administrative-Bulqizë -3 banesa.

Grupet e verifikimit të Bashkisë Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor.

Related posts

Kancelarja Merkel sot në Tiranë, pritet të takojë edhe Kurtin

D V

Aksioni “Bregdeti ynë”, numër i vogël subjektesh pa leje

N E

E drejta e Policisë për të përgjuar! Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More