Agjencia Zhurnal.mk.

Arrin marrëveshje me Leeds, e “tradhton” klubin anglez për Nice dhe në fund i dështojnë testet mjekësore – Bamba Dieng mbetet në Marseille

Futbollisti i Marseille, Bamba Dieng, pati një natë të gjatë dhe të lodhshme mbrëmë.

Lojtari ndërroi dy klube dhe në fund nuk u transferua askund.

Sulmuesi fillimisht arriti marrëveshje me Leeds United për një transferim në Angli. Me t’u arrirë edhe akordi në mes të klubeve, ai niset për testet mjekësore atje, por në momentet e fundit ndryshon mendje.

Disa orë para mbylljes se merkatos, Nice kontakton lojtarin i cili tundohet nga oferta e francezëve dhe kthehet në Francë.

Atje i ndodh ajo që e priste më së paku. Lojtarit i dështojnë testet mjekësore dhe i duhet të kthehet te Marseille, pasi s’arriti të gjejë skuadër tjetër. 

Related posts

Akil Gjakovës nuk i caktohet masa e paraburgimit

Xh M

Gjigantët evropianë ndjekin Paulo Dybalan

D V

FA Cup konfirmon dy ndryshime të mëdha nga sezoni i ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy