Agjencia Zhurnal.mk.

Arrijnë në Prokurori 380 lëndët që kërkoheshin nga Policia Financiare

Shkup, 20 shtator – Para dhjetë ditëve, në Prokurori kanë arritur 380 lëndët të cilat ky institucion i kërkonte nga Policia Finansiare, të cilat ishin hapur nga kallëzime anonime penale. Kërkesën e tillë e pati bërë që para dy muajve prokurorja Villma Ruskovska, pak para ishte kryer bastisja përshkak dyshimeve për punë joligjore, informon Zhurnal.

Më saktë, me urdhër të basitjses dhe kërkesave për të dhëna nga ana e Drejtorisë për Polici Financiare u kërkuan denoncime anonime penale të dorëzuara nga viti 2018 deri në ditën e bastisjes. Dyshimet janë se janë hapur kallëzime anonime me qëllim që të shantazhohen qytetarë apo firma të ndryshme.

Tani lënda e ngritur kundër ish drejtorit të policisë financiare, Arafat Muaremi, është në kompetencë të prokurores Lile Stefanova. Nga Prokuroria thonë se në mënyrë aktive po punojnë në lëndën.

Pikërisht për këtë lëndë, prokurori republikan ngriti procedurë disiplinore kundër Villma Ruskovskës, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska, ndërsa Ruskovska u suspendua. Joveski tha se ajo bastisje ka qenë joligjore./Zhurnal.mk

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy