Agjencia Zhurnal.mk.

Arrihet Marrëveshja Mes Lazios Dhe Mallorcas Për Vedat Muriqin

Mallorca e ka ngritur ofertën për sulmuesin deri në 10 milionët që kërkonte Lazio dhe dy klubet po diskutojnë për detajet e fundit dhe bonuset.

Mallorca shpreson të shpallë në orët e ardhshme nënshkrimin më të pritur nga fansat e saj.

Klubi aktualisht është duke diskutuar detajet përfundimtare me skuadrën italiane Lazio për transferimin prej 9.4 milionë eurosh të sulmuesit Vedat Muriqi.

Në këtë mënyrë, ai do të bëhet një nga nënshkrimet më të shtrenjta në historinë e klubit.

Operacioni është zhbllokuar mëngjesin e sotëm. I rëndësishëm ka qenë edhe vullneti i lojtarit, i cili ka prioritet rikthimin në Mallorca.

Muriqi do të nënshkruajë kontratë për katër sezonet e ardhshme, ndonëse tashmë janë dakorduar kushtet ekonomike.

Related posts

Luis Suarez afër kalimit në MLS – pritet të bëhet shok skuadre me Chiellini e Bale

Lea Muslija

E kryer, Atletico Madrid fiton garën për Rodrigo de Paul

Z.H

Trajneri dhe kapiteni i Dritës deklarohen për finalen e Kupës së Kosovës ndaj Llapit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More