Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet shoferi i autobusit në Kroaci: Më zuri gjumi në timon

Kroaci, 25 korrik – Është arrestuar shoferi i autobusit që shkaktoi tragjedinë në Kroaci ku humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës dhe mbi 40 mbetën të plagosur.

 

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic u shpreh se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë” tha zyrtari kroat.

Ministria e Jashtme në Prishtinë deklaroi zyrtarisht se nga aksidenti tragjik në Kroaci kanë humbur jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 44 kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve, ndërsa 15 janë në gjendje më të rëndë për jetën.

Related posts

Dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit i janë dorëzuar kryeministrit dhe janë arkivuar

D V

Në Prishtinë u mbyllën 24 lokale për mos-respektim të masave anti-COVID-19

D V

Arifi: Rikonstruimi i rrugës Tetovë-Xhepçisht kap vlerën afro 40 milionë denarë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More