Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet shkupjani pas urdhërarrestit të shpallur nacional

Shkup, 18 korrik – Është arrestuar shkupjani Q.D., i cili kërkohej me fletëarrest, për vuajtje të dënimit prej një viti në burgun e Shkupit.

“Dje, rreth orës 23:00 në bulevardin “Brigada Maqedono-Kosovare” në Shkup, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar-Seksioni i Hetimeve, në koordinim me nëpunës policorë të Njësisë Policore Shuto Orizarë e kanë arrestuar Q.D. (36) nga Shkupi.

Ai është kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës gjyqësore të Gjykatës Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e dënimit.

Related posts

Vritet një grua dhe plagoset një burrë në Ferizaj

D V

Arrestohen katër hajdutë, me veturën e vjedhur “Yugo” kishin kryer vjedhje të rënda

Xh M

Babai kanos me thikë vajzën adoleshente në Lushnjë, arrestohet nga policia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy