Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet shkupjani i kërkuar për shkak të disa veprave penale

39-vjeçari nga Shkupi, i kërkuar me katër fletarreste qendrore, mbrëmë është arrestuar në një objekt hotelerik në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, ai është kërkuar me katër fletarreste qendrore për disa vepra penale.

“Fletarrestet janë lëshuar me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale ‘vrasje’, ‘lëndime të rënda trupore’, dhe dy ‘pjesëmarrje në rrahje’. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për këto katër vepra penale”, thonë nga MPB.

Në fund thonë se i arrestuari do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues.

Related posts

Në kufi i konfiskohen 52 mijë franga një udhëtari

D V

Dje janë sanksionuar 229 drejtues të automjeteve për vozitje të shpejtë

Z.H

Shoferi i kamionit dyshohet se sulmoi me thikë doganierët në Vërmicë, arrestohet nga policia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More