Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet shkupjani i cili me armë plastike tentoi të grabisë një bastore

Policët e SPB Shkup sot e kanë arrestuar P.J.(32) nga Shkupi për shkak të dyshimit se sot rreth orës 9 ka tentuar të kryejë grabitje në një bastore sportive në fshatin Volkovë.

Nga MPB njoftojnë se tek P.J. u gjet një armë plastike dhe rrobat që kishte përdorur gjatë kryerjes së krimit.

“P.J dyshohet edhe për grabitje të tjera të kryera në zonën e Shkupit. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik kompetent do të bëhet kallëzim penal”, thonë nga MPB Maqedoni.

Related posts

Është arrestuar një kontrabandist me emigrantë, janë gjetur 11 persona nga Siria

Xh M

Ndalohen gjashtë shtetas të Shqipërisë në Tetovë

Xh M

Gjendet një granat në Manastir, daton nga Lufta e Parë Botërore

Xh M