Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero

Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero është arrestuar nën dyshimin për disa keqpërdorime financiare, por te cilat nuk kanë të bëjnë me klubin. Ferrero është dërguar në burg, ndërsa 5 persona të tjerë, janë vënë në arrest shtëpiak.

 

Policia financiare, arrestoi Ferreron nën dyshimin për krime korporative dhe falimentim, në një hetim të kryer nga Prokurori Publik në rajonin e Kalabrisë. Në një intervistë për gazetën “La Repubblica”, dy ditë më parë, Ferrero theksoi se është i lodhur dhe po kërkon investitorë që mund ta blejnë klubin.

“Pas tetë vitesh sakrificë, pasion, punë të palodhur, por edhe sulme e akuza personale, kam filluar të lodhem”, ka thënë mes tjerash Ferrero.

Kujtojmë se Ferrero është pronar i Sampdorias nga viti 2014, kur e bleu klubin nga familja Garone.

Related posts

Barcelona i vendos ultimatum Dembeles për kontratën e re

D V

Refuzohet ankesa e Mercedesit për Verstappen – titulli i takon Red Bullit

D V

Distria Krasniqi e nis e para garën në “Tokyo 2020”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More