Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet Nol Nushi, PSD thotë se u arrestua pa urdhërarrest

Pasditën e sotme është arrestuar nga Policia e Kosovës, sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi.

 

PSD-ja ka njoftuar se Nushi rreth orës 16:00 është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë.

Sipas PSD-së, Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest, duke shkelur rregullat dhe ligjin në fuqi.

“Ata kanë arrestuar Nolin pa asnjë mbulesë legjitime, legale dhe e kanë dërguar në stacionin policor- jug. Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet. Nëse i nënshtrohemi arbitrariteti sot, nesër përndjekja politike do të përligjet me veprime të tilla. Nol Nushi lirohet, por i ndalet letërnjoftimi. Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimtë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Related posts

Austria ndan edhe një milion vaksina për Ballkanin Perëndimor, Kosova ndër shtetet përfituese

D V

Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni

N E

Grupi Punues i Këshillit Evropian mblidhet sërish për vizat muajin e ardhshëm

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More